Bota

Ish-presidenti i Perus i jep fund jetës pak para arrestimit, akuzohej se kishte marrë 30 milion euro ryshfet

17 Prill 2019, 20:18| Përditesimi: 17 Prill 2019, 20:21

  • Share

Ish-presidenti i Perusë, Alan García, ditën e sotme vetëm pak kohë para se të arrestohej nga policia vendosi ti japë fund jetës së tij me një armë zjarri. Garcia u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi tu shpëtojë plagëve të marra në kokë nga arma e zjarrit.

Vdekja e ish-presidentit të Perusë u konfrimua nga presidenti  aktual i Perusë, Martin Vizcarra. Ndërkohë sipas mediave ish-presidenti, Alan Garcia akuzohet për marrje ryshfeti prej 30 milion eurosh   nga një kompani ndërtuese braziliane, 'Odebrecht'.  Pavarësisht akuzave të rëndë ish-presidneti nuk i pranoi kurrë ato dhe kjo gjë çoi deri në vetvrasjen e tij.

García shërbeu si president nga 1985 deri në 1990 dhe përsëri nga 2006 deri në 2011. Ai ishte zgjedhur dy herë president dhe njihej për oratorinë e tij bindëse.  Fillimisht u zgjodh si përfaqësues i zjarrtë i së majtës dhe më pas si nxitës po aq i pasionuar i investimeve të huaja dhe tregtisë së lirë.

Garcia ishte një nga nëntë personat për të cilët një gjykatës kishte urdhëruar arrestimin të mërkurën, për përfshirjen e dyshuar në një skandal ryshfetesh të dhëna nga firma Odebrecht, një kompani braziliane ndërtimi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?