SHBA- Gjykata civile në Nju Jork ka dënuar me 354 milionë euro gjobë ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe dy djemtë e tij Donald Jr dhe Eric nën akuzën e mashtrimit financiar duke fryrë vlerën e aseteve të kompanisë së tyre familjare në mënyrë që të përfitonin kushte më të favorshme nga bankat dhe kompanitë e sigurimeve.
Mediat e huaja shkruajnë së përveç gjobave prej 354 milionë dollarësh, Donald Trump iu ndalua për tre vjet të bënte biznes në Nju Jork ose të mbante pozicione të larta në ndonjë kompani në zonë për fryrjen e aseteve të kompanisë së tij mbajtëse të familjes për të marrë kushte më të mira nga bankat dhe kompanitë e sigurimit.
Gjatë dëshmisë së tij në gjykatë, Trump e pranoi se vlerat e disa prej pronave të tij ishin të pasakta por këmbënguli se bankat duhej të kishin bërë kujdesin e duhur. Sipas Trump, armiqtë e tij po përdorin gjykatat për ta penguar atë që të fitojë zgjedhjet si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Trump është nën aktakuzë për 4 çështje penale, duke përfshirë pagesat e parave që ai i bëri një aktoreje të filmave për të rritur para zgjedhjeve të 2016-ës, trajtimin e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra si president si dhe përpjekjet për të përmbysur me dhunë pushtetin e Joe Biden pas humbjes në vitin 2020.
Edhe ne amerike njelloj si tek ne ne shqiperi hija e rende e sorosit apo oligarkeve te tjere majtiste e globaliste revolucionare ka rene mbi administraten e nje presidenti te renduar nga mosha skandalet dhe demenca. Sigurisht ky grup po ben gjithcka per te mbajtur pushtetin dhe pse e dine mire qe ne 20 janar do fluturojnw fishek nga zyra ovale per tja.lene boten nje rendi te ri shoqeror. Hapin gjyqe procese trillimie vetem e vetem per te nxjerre keq trump por ne fund dalin vete keq sepse gjykata supreme (qe eshte garanti i standartit amerikan te se drejtes) rrezon nje nga nje cmendurite e ca zagareve vrases me pushtet qe po ju iken nga duart torta qe gatuajne prej 4 vitesh.
Përgjigju