Ish presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter

Ish-presidenti më jetëgjatë i SHBA-ve Jimmy Carter në gjendje të rëndë shëndetësore, mjekimet i merr në shtëpinë e tij në Xhorxhia

19 Shkurt 2023, 16:06| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 16:10

  • Share

SHBA-  Ish presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter së fundmi ka kaluar një periudhë të vështirë me shëndetin, gjë që ka nxitur edhe një deklaratë nga shoqata bamirëse e ish presidentit duke thënë se familja e tij aktualisht kërkon privatësi. Ai vuan nga melanoma që u përhap në mëlçi dhe tru.

Ish-presidenti 98 vjeçar, së fundmi ka kaluar shumë kohë në spital për trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore. Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter tani është nën mbikëqyrjen e mjekëve në shtëpinë e tij në Plains të Xhorxhias. Qendra Carter tha përmes një deklarate se pas një numri trajtimesh në spital, ish presidenti Carter vendosi të vazhdonte trajtimet në shtëpinë e tij në vend së të vazhdonte t’u nënshtrohej ndërhyrjeve të tjera mjekësore. Ai ka mbështetjen e plotë të familjes dhe ekipit të tij mjekësor.

Ndonëse ka bërë thirrje për privatësi, familja e tij është mirënjohëse për shumë admirues të ish-presidentit që kanë shprehur shqetësimin e tyre për periudhën e tij të keqe me shëndetin.  Njëri nga nipat e tij publikoi në Twtter një mesazh dje ku i falenderpoi të gjithë për mbështetjen. 

 “Vizitova gjyshin dhe gjyshen dje. Si gjithmonë, ata janë në paqe dhe shtëpia e tyre është e mbushur me dashuri. Falënderoj të gjithë për mesazhet tuaja inkurajuese”.

98 vjeçari Carter është presidenti amerikan më jetëgjatë. Ai është ndeshur me një numër problemesh shëndetësore në vitet e fundit, përfshirë një operacion për trajtimin e një thyerje të legenit në vitin 2019 dhe melanomën në vitin 2015 që ishte përhapur në mëlçi dhe tru. Carter është i vetmi president amerikan nga Xhorxhia. Ai ka shërbyer në postin e Presidentit nga viti 1977 deri në vitin 1981.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/02/2023 01:38

    Zoteria i nderuar eshte nen /hospice care/ ne shtepi.Per ata qe nuk e dine,behet fjale per sherbimet e fundit,jo per kujdes mjekesor te zakonshem qe jepet ne spitale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?