Ish-Presidenti kroat, Stipe Mesiç, pas takimit me Sali Berishën në zyrën e këtij të fundit ka dhënë një prononcim për mediat. Ai ka thënë se është shumë i shqetësuar për këtë që ka ndodhur. Mesiç thotë se ky është një atentat dhe se Berisha i duhet demokracisë.
“Isha mysafir në Shqipëri dhe teksa ndodhesha këtu dëgjova për sulmin dhe kjo më shqetësoi shumë. Më shqetësoi dhe u befasova sepse Doktor Sali Berisha është babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë. Unë kam qenë ish-kryetar i Kryesisë dhe Jugosllave dhe President në Kroaci dhe prej fillimisht jam bashkuar me Berishën për demokracinë. Nuk kam shumë të dhëna për momentin, nuk dua të nxitohem, por kjo quhet atentat për mendimin tim. Sali Berisha i duhet shqiptarëve, i duhet rajonit dhe komunitetit evropian. I dëshiroj nga zemra shumë shëndet dhe të punojë për demokracinë”, tha ai.
Lajmi kryesor:
FOTO+VIDEO/ Me syze të errëta për të fshehur nxirjen në sy, Berisha del në publik dy ditë pas 6 dhjetorit, takon ish-Presidentin kroat: Më dhunoi një informator policie
K.T.//ReportTv.al