Ish-presidenti kroat viziton Bunk’art 2, Stipe Mesiç: Kjo vepër që të mos harrojmë të kaluarën

14 Nëntor 2023, 14:25| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 16:36

  • Share

Tirane - Ish presidenti kroat Stipe Mesiç po zhvillon një vizitë disa ditore në vendin tonë me ftesë të fondacionit  'Hoxha Tahsin'.

Pas një shëtitje ne sheshin Skënderbej, Mesiç u ndal për një vizitë te  Bunk’art 2, ku pa nga afër si ishin ndërtuar vendstrehimet anti-atomike në vendin tonë.

Ish-presidenti tha se "këto instalacione janë një vlerë e madhe që duhet të na ndihmojnë të mos harrojmë të kaluarën" 

Stipe Mesiç ka qenë presidenti i Kroacisë nga viti 2000 deri në 2010 dhe njihet si një i fortë pro pavarësisë së Kosovës dhe pro integrimit të Shqipërisë në BE.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rrugaci: 14/11/2023 16:59

    Po per sali birishin nuk na paska thene gje, se heren e par kur erdhi na e vizitoi si mik i vjeter ....apo edhe ky nuk e gjen se ku eshte dhe ku jeton birishi I SHKRETI BIRISH NUK KA AS EDHE NJE SHPI TE VETEN DHE RIN NJE HER KE NJE SHPI DHE NJE HER ME NE NJE HOTEL

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?