Dmitry Medvedev

Ish-presidenti rus Medvedev kërcënon hapur: Do të përgjigjemi me armë bërthamore, nëse Kievi përdor raketat me rreze të gjatë veprimi

11 Janar, 16:56| Përditesimi: 11 Janar, 16:57

  • Share

Nëse Kievi përdor raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuar nga Perëndimi, kundër vendeve të lëshimit në Rusi, Moska mund të përgjigjet me armë bërthamore. Këtë paralajmëroi ish-presidenti rus Dmitry Medvedev në kanalin e tij në Telegram, raportojnë mediat e huaja.

“Zbatimi i një plani të tillë nga Kievi mund të konsiderohet agresion kundër Federatës Ruse me armë konvencionale që vë në rrezik vetë ekzistencën e shtetit dhe për këtë arsye mund të shkaktojë hakmarrje bërthamore. Të gjithë trashëgimtarët e Hitlerit, Musolinit, Petainit dhe të tjerëve që mbështesin nazistët në Kiev sot në Evropë, duhet ta mbajnë mend këtë, tha Medvedev.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?