Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka sugjeruar se Moska do të nisë më shumë sulme kundër porteve ukrainase në përgjigje të sulmeve të tyre ndaj anijeve ruse në Detin e Zi në 24 orët e fundit.
Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, një organ i kryesuar nga Vladimir Putin, po i referohej sulmeve ukrainase me dron detar në një anije luftarake ruse në portin e Novorossiysk dhe kundër një cisternë afër Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në 2014.
Putin kryesoi një takim të Këshillit të Sigurimit të premten, ku z. Medvedev mori pjesë pas sulmit në Novorossiysk.
“Njerëzit e shthurur kuptojnë vetëm mizorinë dhe forcën. Me sa duket, sulmet në Odesa dhe vende të tjera nuk u mjaftuan atyre. Nëse papastërtitë e Kievit duan të krijojnë një katastrofë ekologjike në Detin e Zi, ata duhet të marrin një të tillë në pjesën e territorit të tyre që së shpejti do t'i bjerë Polonisë dhe që do të ‘kundërmojë’ për shekuj me rradhë. Ky do të jetë gjykimi përfundimtar për ta në marrëveshjen e grurit”, shkroi Medvedev në një postim në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale.
Rusia javët e fundit ka vënë në shënjestër portin e Odesës në Detin e Zi, ku është selia e marinës ukrainase dhe Izmail, porti kryesor në brendësi i Ukrainës përtej lumit Danub nga Rumania, duke dëmtuar infrastrukturën portuale dhe objektet e grurit.
Moska, e cila muajin e kaluar u tërhoq nga një marrëveshje që i kishte lejuar Ukrainës të eksportonte në mënyrë të sigurtë drithërat e saj nëpërmjet Detit të Zi, filloi sulmet në port pas një sulmi ukrainas në urën e Kerçit, që lidh Krimenë e pushtuar me Rusinë, duke vrarë prindërit e një vajze adoleshente dhe duke shkaktuar dëme serioze.
Medvedev sugjeroi se sulmet hakmarrëse ruse kundër Ukrainës për sulmet e saj me dron detar mund t'i japin fund çdo mundësie për të ringjallur marrëveshjen e grurit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Rusia: Kapëm një dron amerikan mbi Detin e Zi! Sulm me dron në një cisternë kimike pranë urës së Krimesë
S.S/ReportTv.al