Carla Bruni dhe Nicolas Sarkozy

Ish-presidenti u dënua me 3 vite burg për korrupsion, gruaja e tij Carla Bruni poston foton e embël: Çfarë situate e çmendur dashuria ime

2 Mars 2021, 07:43| Përditesimi: 2 Mars 2021, 07:51

  • Share

Carla Bruni, gruaja e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, i cili është dënuar me 3 vite heqje lirie,  2 prej të cilëve u anuluan dhe një nga të cilët do ta vuajë ose shtëpi, ka reaguar duke postuar një foto me bashkëshortin.

Në foton e publikuar pak orë pas arrestimit të tij ata duken mjaft të lumtur, ndërsa e quan këtë situatë të çmendur.

“Çfarë situate e çmendur dashuria ime @nicolassarkozy …. Lufta vazhdon, e vërteta do të mbizotërojë”, shkruan Carla Bruni .

Gjykata Franceze ka dënuar ish-presidentin për korrupsion. Ai u dënua me një dënim prej 3 vitesh heqje lirie,  2 prej të cilëve u anuluan dhe një nga të cilët do ta vuajë ose shtëpi duke mbajtur një byzylyk elektronik ose me dy vite punë të detyruar në komunitet.

Sarkozy u akuzua se ofroi një post publik një gjyqtari në këmbim të informacioneve sekrete në lidhje me një hetim, të nisur ndaj tij. Pavarësisht vendimit sh-presidenti i mohoi të gjitha akuzat kundër tij gjatë gjykimit 10-ditor që u zhvillua vitin e kaluar. Ai shërbeu si president i vendit nga 2007 në 2012.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?