Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e angazhuar për të vërtetën e dhunimeve nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë flet për DW për tabutë mbi këtë temë, si edhe pse nuk ka padi të mjaftueshme kundër dhunuesve.
DW: Presidente Jahjaga, është përmendur një numër prej 20 mijë grash të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, mund ta dimë si janë siguruar këto evidenca?
Jahjaga: Është e vërtetë që në këto 20 vitet e fundit po flitet për numrin rreth 20 mijë gra dhe burrave dhe vlerësohet që është numri rreth 20 mijë burra dhe gra, të cilët janë dhunuar gjatë luftës në vitin 1998-99 në Kosovë ku trupi i tyre është shndërruar në një lloj fushë beteje dhe ku dhunimi është përdorur si mjet i luftës ndaj qytetarëve të pafajshëm të Kosovës të ushtruar nga ana e forcave ushtarake policore dhe paramilitare të regjimit të Millosheviçit. Këto të dhëna burojnë nga raportet e shumta të organizatave të shumta edhe në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës, të cilat janë marrë kryesisht me krime të luftës dhe një nga këto raporte është ai i Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, pastaj edhe nga raportet e shumta që janë për mbrojtjen e grave edhe shumë e shumë raporteve të tjera, të cilat janë marrë si pjesë e hulumtimeve të shumta dhe studimeve që janë bërë lidhur me atë se çfarë ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë.
Ne e dimë shumë mirë dhe jemi dëshmitarë vetë, unë personalisht këto 10 vitet e fundit që jam marrë në mënyrë aktive me këtë çështje dhe me këtë kauzë, ka qindra gra dhe qindra burr,a të cilët i kam takuar brenda Kosovës. Në qoftë shohim edhe në rajon kemi mbi 44 mijë të dhunuar që janë në Bosnjë dhe Hercegovinë, kemi mbi 7 mijë që janë në Kroaci, kështu që sillen statistika mbi 70 mijë apo 80 mijë gra dhe burra të dhunuar vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor apo të Evropës Juglindore.
DW: Çfarë po bën Kosova përkatësisht institucionet e saj për këtë çështje? Ka një ligj për njohjen e statusit të viktimave të dhunimit, por numri i aplikacioneve deri tani është tejet i vogël...
Jahjaga: Po shumë e vërtetë. Të kthehem pak më mbrapa këtyre 20 viteve të fundit. Ndoshta ne nuk i kemi kushtuar atë rëndësi që është dashur t'i kushtojmë si familje, si shoqëri, por edhe si institucione sa i përket të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës sepse unë i shmangem terminologjisë "viktima”, sepse këta dhe këto janë të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës. Përplot 15 vite kjo temë ka qenë temë tabu, ka qenë një temë e cila në njëfarë mënyre është tentuar të mbahet në heshtje përbrenda familjeve tona, përbrenda rrethit tonë, përbrenda shoqërisë. T'i kthehemi numrit, po është shumë e vërtetë që deri më tani nga muaji shkurt i vitit 2018-të kemi vetëm rreth 1,400 të mbijetuar gra dhe burra, të cilët kanë aplikuar për të drejtën e tyre ligjore për statusin e tyre si viktima civile të luftës dhe në qoftë se nuk gabohem rreth 900 prej tyre vetëm kanë marrë të drejtën dhe u është miratuar statusi si viktima civile të luftës.
Arsyeja se përse ndoshta nuk kemi numër më të madh është e ndërlidhur me dy apo tri elemente: e para është, sepse pa marrë parasysh që kemi bërë shumë punë në këto 10 vitet e fundit, ende jemi shumë larg sa i përket adresimit të stigmës, të cilat i rrethojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, turpit me të cilin ata ose ato ballafaqohen lidhur me atë se çfarë iu ka ndodhur padrejtësisht atyre. Element tjetër, i cili i dekurajon të mbijetuarit që të marrin hapin drejt kërkimit të të drejtës së tyre ligjore është po ashtu edhe mungesa e mirëfilltë e qasjes në drejtësi sepse deri më tani nuk kemi asnjë nga kryerësit e këtyre veprave makabre, i cili është i dënuar dhe ka marrë denimin meritor për këto krime që ka bërë padrejtësisht ndaj qytetarëve të pafajshëm të Kosovës. E treta është sidomos kjo faza e këtij vitit të fundit që është jo vetëm vështirësi për Kosovën, por ka qenë edhe një sfidë për të gjithë botën që jemi ballafaquar me pandeminë e COVID-19 dhe ju e dini shumë mirë se në bazë të kërkesave dhe aplikacioneve për ruajtjen e konfidencialitetit të secilit aplikant në procesin e verifikimit të statusit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës kërkohet që ky proces të realizohet në rrethana shumë konfidenciale dhe të bëhet me prezencë fizike dhe ky viti i fundit ndoshta e ka pamundësuar deri në njëfarë mase që gratë dhe burrat të marrin hapin e konsideruar duke marrë parasysh këto rrethana të mbajtjes së distancës dhe të tjerat në mënyrë që t'i dekurajoj për aplikimin dhe kërkesës të së drejtës së tyre. Mirëpo, ne kemi ende punë për të bërë, për të ngritur vetëdijen e qytetarëve, për të ngritur vetëdijen ndaj të mbijetuarëve sepse nuk është turpi i tyre, por turpi është i atyre që i kanë kryer këto vepra. Të mbijetuarit duhet të kërkojnë të drejtën e tyre ligjore të tyre që u përket.
DW: Çfarë kanë bërë institucionet e drejtësisë, në ngritjen e akuzave ndaj dhunuesve. Shumë organizata joqeveritare kanë ngritur zërin vazhdimisht, duke theksuar, se vendi nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. Për një mandat edhe Ju keni qenë presidente. Sa janë të qëndrueshme këto shqetësime?
Jahjaga: Janë shumë të qëndrueshme. Unë e kam ndarë këtë shqetësim dhe vazhdoj ta ndaj këtë shqetësim jo vetëm me organizatat jo-qeveritare, por edhe me të gjithë aktivistët që janë marrë në mënyrë aktive me këtë problematikë faktikisht që ne jemi ballafaquar. Unë thashë edhe më herët që mungesa në drejtësi ka qenë ndoshta njëra ndër hendikepet kryesore dhe kjo kultura e mos ndëshkimit me njëfarë mënyre po ndikon direkt dhe indirekt në qasjen dhe guximin e të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës që të marrin apo mos ta marrin hapin në raportimin e asaj se çfarë atij apo asaj i ka ndodhur gjatë luftës. Kjo nuk është vetëm një problematikë që duhet t'i adresohet vetëm institucioneve të Kosovës, sepse ne e dimë shumë mirë që sidomos fusha e krimeve të luftës ka qenë një kompetencë e rezervuar edhe e partnerëve tanë ndërkombëtarë që pas përfundimit të luftës duke filluar nga Kombet e Bashkuara apo misioni i UNMIK-ut në Kosovë, pastaj misionin e EULEX-it, pastaj të institucioneve të Kosovës.
Përkundër kësaj ne kemi pasur vetëm disa raste të aktakuzave të cilat janë ngritur për krime të luftës specifikisht për dhunimin, i cili është përdorur si mjet i luftës dhe në procesin e ankimimit të gjitha kryerësve të cilët janë shfajësuar apo janë shpallur të pafajshëm. Në anën tjetër kemi një propagandë të vazhdueshme nga ana e shtetit fqinj të Serbisë, i cili në mënyrë të vazhdueshme nuk e pranon që dhunimi është përdorur si mjet i luftës do të thotë në mënyrë të vazhdueshme ata janë në atë qasjen e mbrojtjes së vetes. Në anën tjetër dmth asnjëherë nuk kanë kërkuar falje jo vetëm për gjenocidin, por për të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë.

Një hendikep tjetër ka qenë dhe vazhdon të jetë që Kosova faktikisht nuk ka qenë dhe ende nuk është pjesë e shumë mekanizmave ndërkombëtarë sidomos të fushës së sigurisë siç është Interpol apo mekanizma të tjerë, që ne do t'i kishim shfrytëzuar si mekanizma shtesë në mënyrë që t'i sjellim së paku kryerësit para drejtësisë. Ju më kemi dëgjuar në të shumtën e rasteve që unë e kam referuar që nuk kërkohet dëshmi më e madhe sesa vetë e mbijetuara apo i mbijetuari dhe vetë tregimi dhe përjetimi i tyre se çka ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Mos të harrojmë se një numër i madh i tyre më nuk janë në mesin e tyre. Ne e kemi obligim dhe dua ta ritheksoj sepse pa paqen e këtyre njerëzve ne nuk do të mund ta gëzojmë paqen, sepse pa paqen e tyre në mendjen dhe shpirtin e tyre nuk do ta gëzojmë as ne si Kosovë, as ky rajon nuk do ta gëzoj paqen. Kështu që sa më shumë që të punojnë në drejtim të sjelljes së drejtësisë, sjelljes të së vërtetës aty ku është dhe aty ku duhet të jetë, kjo do të jetë në interesin afatgjatë të vendosjes së të dhënave ashtu si janë për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe rajon.
DW: Dhunimet gjatë luftës si temë duket se edhe në aspektin social nuk ka gjetur vend sa duhet në Kosovë për t'u trajtuar në kontekstin e një fatkeqësie, akoma duket si temë tabu në familjet kosovare. Pse ndodh kjo?
Jahjaga: E përmenda edhe më herët se kjo temë ka qenë një temë tabu, ka qenë temë, e cila nuk ka guxuar të flitet hapur përbrenda familjeve, përbrenda rrethit dhe gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë fatkeqësisht ajo ndjenja e pasigurisë, ndjenja e frikës edhe brenda të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës që unë për këto vite e përmenda edhe më herët se ka me qindra, mijëra raste të tyre që unë kam takuar. Edhe brenda kësaj jave që jemi unë kam pasur dy apo tri takime me të mbijetuar, dmth nuk ka javë brenda muajve që unë nuk i takoj dy apo tre të mbijetuar pa marrë parasysh në cilën pjesë të Kosovës. Secili prej tyre ballafaqohet ende me atë ndjenjën e frikës, me atë ndjenjën e turpit se mos po e kupton familja, mos po e kupton rrethi, mos po e kupton shoqëria, dmth se si unë do të përceptohem, se si ata do ta pranojnë për atë se çfarë ka ndodhur. Ato ende e kanë frikën se mos ky krim do të përsëritet përsëri ndaj tyre se ka ndjenja të shumta, emocione të shumta përbrenda vetë të mbijetuarave.
Ne si shoqëri kemi ende punë. Duhet të punojmë në adresimin e stigmës së tyre dhe thyerjes së mëtejshme të këtyre tabuve, sepse nuk është turpi i tyre dhe ne duhet t'i thyejmë këto paragjykime të mentalitetit tonë sepse ne e dimë shumë mirë se ne jemi një shoqëri mjaft maskiliste, mjaft patriarkale që shumë çështje u atribohen edhe normave të moralit dhe aspekteve të tjera. Ka qenë një luftë, ka qenë një luftë e ndyrë, e cila ka atakuar shtresat më të ndjeshme të kësaj shoqërie dhe ne duhet t'ua ofrojmë përkrahjen, mbështetjen më të madhe qoftë si familje, qoftë si shoqëri në mënyrë që t'i shtyjmë heronjtë tanë apo heroinat tona që ta pranojnë atë se çfarë ju ka ndodhur dhe të kërkojnë të drejtën e tyre të garantuar me ligj. Përsëri po e them nuk është turpi i tyre,është turpi i atyre që i kanë kryer këto krime makabre ndaj të mbijetuarve.
DW: U deshën gati 20 vjet pas luftës që një e dhunuar si Vasfije Krasniqi-Goodman, të dalë dhe të flasë publikisht, pas saj dolën edhe disa të tjera, por shumë larg nga numri që thuhet se janë dhunuar. Ka të bëjë kjo me mentalitetin shoqëror, stigmatizimin e viktimave, apo çfarë?
Jahjaga: Absolutisht! Të gjitha këto elemente, të cilat i përmenda; tabuja, stigmatizimi, paragjykimet e përgjithshme të familjes, të rrethit, të shoqërisë, mospërkujdesja e mjaftueshme e institucioneve të vendit e përmenda edhe më herët deri para 7-8 viteve ne nuk e kemi pasur as përkujdesjen institucionale. Kjo temë nuk është guxuar as të flitet as përbrenda institucioneve e le më përbrenda familjes apo përbrenda rrethit. Menjëherë pas luftës ne kemi pasur edhe dy gra të tjera të fuqishme siç është Sevdije Ahmeti dhe Martë Tunaj. Martë Tunaj ka qenë një ndër dëshmitaret edhe në procesin e gjykimit të Millosheviçit, e cila ka dëshmuar publikisht për krimin dhe përdhunimin, i cili është përdorur si mjet lufte në Kosovë. Zonja Sevdije e cila ka folur publikisht edhe në emër të shumë të mbijetuarave të tjera.
Mirëpo, menjëherë pas luftës populli ynë, qytetarët tanë nuk kanë qenë të përgatitur as psiqikisht e as emocionalisht që të pranojnë se me të vërtetë dhunimi ka ndodhur në Kosovë, që dhunimi është përdorur si mjet i luftës në Kosovë, që trupi i këtyre grave dhe burrave është shndërruar në fushë betejë dhe për atë meqenëse qytetarët tanë nuk kanë qenë të përgatitur në njëfarë mënyre këto tema kanë vazhduar që të qëndrojnë në heshtje, që të stigmatizohen dhe të anashkalohen. Kjo gjë erdhi deri në vitin 2014 dhe me themelimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës si një platformë institucionale ku të mbijetuarit si Vasfija duke treguar publikisht atë se çfarë i ka ndodhur një vajze që ka qenë vetëm 16 vjeçare. Pa marrë parasysh se si është ndjerë ajo në vete ajo ka qenë një zë i fuqishëm, i cili i ka kontribuar dhe ka shkuar paralelisht me proceset institucionale dhe me platformat institucionale që përkundër përgjegjësisë institucionale që ne duhet t'i kishim në atë kohë si institucione. Kjo do të jetë edhe një përgjegjësi tjetër e jona shoqërore se si ne duhet t'i përkrahim të mbijetuarat, se si ne duhet ta ngremë zërin e tyre dhe se si ne duhet t'i përkrahim ata dhe ato në kërkimin e të drejtës së tyre themelore.
DW: Sa ka bërë Kosova për sensibilizimin e kësaj çështjeje në arenën ndërkombetare, nuk flas këtu vetëm për sensibilizimin medial, por edhe institucional?
Jahjaga: Të gjitha këto, domethënë qoftë senzibilizimi medial që duhet t'ju falenderoj ju të gjitha media,t sepse sidomos në këto 7-8 vitet e fundit keni pasur një kujdes të veçantë ndaj plasimit të të gjitha atyre projektimeve, tregimeve dhe storieve që të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës kanë përjetuar jo vetëm gjatë luftës, por edhe tmerrin që kanë përjetuar me atë ballafaqimin me vetveten dhe me rrethin edhe pas luftës. Por nuk është vetëm përgjegjësi e mediave, nuk është vetëm përgjegjësi e institucioneve, por është përgjegjësi edhe e shoqërisë në tërësi dhe kur bëhet kombinimi i të gjitha këtyre mekanizmave edhe institucionalë, edhe shoqërorë, adresimi dhe shtyrja e disa kauzave që janë në interesin e shtetit tonë është më e lehtë. Kjo na ka hyrë në punë sidomos këto dy tri vitet e fundit sa i përket ndërkombëtarizimit të statusit të të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës.
Juve ju kujtohet shumë mirë që pas themelimit të këshillit në vitin 2014 ne patëm lansuar edhe një kampanjë, e cila kishte ekskluzivisht për qëllim ngritjen e vetëdijesimit jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës, ishte një instalacion artistik i një artisteje të Kosovës Alketa Xhafa-Mripa dhe të një producenteje nga New York, Anna Di Lellio. Ato nëpërmjet një instalacioni në atë kohë mblodhën mbi 5 mijë fustane jo vetëm nga të mbijetuarit. Në befasinë tonë më të mirë doli se ky instalacion dhe kjo vepër e artit solli mbi 77 kryetituj në vende të ndryshme të botës duke filluar nga kontineti i Australisë e deri në kontinentin e Amerikës dmth që ishte një risi dhe ishte një befasi shumë e mirë sa i përket ngritjes së zërit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.
Pastaj Kosova menjëherë në vitin 2014 për shkak të themelimit të Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, ne edhe pse nuk ishim vend anëtar i Kombeve të Bashkuara, u bëmë pjesë e iniciativës së Britanisë së Madhe, në atë kohë të sekretarit të Jashtëm William Hegle dhe Angeline Jolie, që ne edhe pse nuk ishim vend anëtar, në atë kohë ishte kriter që duhej të ishte vend anëtar i Kombeve të Bashkuara në mënyrë që të ishe nënshkrues i protokollit ndërkombëtar, ku dhunimi është përdorur si mjet i luftës. Kështu që Kosova gjeti mënyrat dhe mekanizmat e duhur që të jetë pjesë e këtyre protokolleve ndërkombëtare, pastaj në vitin e kaluar në vitin 2019, ne u bëmë pjesë e iniciativës të udhëhequr nga ana e presidencës së Gjermanisë përbrenda Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku u dëgjua zëri i Kosovës, ku Kosova i kishte me vete për herë të parë me vete edhe dy të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës. Ne e kishim Këshillin, ne e kemi Komisionin Qeveritar, ne e kemi procesin e aplikimit të të gjithë të mbijetuarve për njohjen e statusit të tyre si viktima civile të luftës. Në të njejtën kohë ne kishim një luftë dhe kemi një luftë të vazhdueshme dhe mospranim nga shteti fqinj i Serbisë duke filluar nga mosdorëzimi i kryerësve të këtyre veprave e deri te shmangia, se dhunimi nuk është përdorur si mjet i luftës në Kosovë.
Intervista është pjesë e serialit të Deutsche Welles mbi krimet e luftës në Kosovë dhe dënimet / DW