Ish-prokurori 'plas bombën': Kërkova audion e arbitrave në ndeshjen Inter-Juventus, por ajo nuk mu vendos në dispozicion

3 Maj 2020, 14:20| Përditesimi: 3 Maj 2020, 14:22

  • Share

Po të mos ishte kohë koronavirusi, pasi vëmendja është totalisht në këtë pandemi, në Itali mund të kishin plasur për shumë kohë polemikat në lidhje me ndeshjen e Seria A mes Interit dhe Juventusit të vitit 2018, e cila përfundoi 2-3 në favor të bardhezinjve.

Më saktësisht është një intervistë e dhënë së fundmi nga Xhiuzepe Pekoraro, ish-prokurori i federatës italiane të futbollit. Ai shprehet se nisi një hetim për këtë ndeshje, por në momentin që mori në dorë materialet ajo që kërkonte nuk ishte.

Ky takim është disktuar shumë pasi interi në këtë ndeshje luajti për shumë minuta me 10 lojtarë, për shkak të një ndërhyrje të Vecino-s që mori karton të kuq. Ndërkohë po për të njëjtën situatë Pjanic-it nuk iu dha kartoni i verdhë, që do të ishte i dyti për të. Më tej Interi nuk duroi dot gjatë dhe rezultati 2-1 në favor të tyre u përmbys 2-3. Një humbje e Juventusit në atë kohë do të ndihymonte shumë Napolin e Sarri-t që luftonte për titull, pasi në fund kampionati u nda për shumë pak pikë.

Ekzatësisht prokurori Pekporana ka deklaruar: “Luhej ndeshja Inter-Juve dhe Orsato që drejtonte në atë ndeshje, më bëri që të irritohesha me gjyqtarët. Unë kisha marrë shumë ankesa se arbitri nuk e kishte mbajtur drejt ndeshjen. Nuk mendoja se do gjeja ndonjë gjë të paqartë, por për të qenë i sigurt, vendosa të hap një hetim.

Unë i kërkova Shoqatës së Arbitrave, të dëgjoja dialogun në audio-video mes dhomës së VAR dhe gjyqtarit të ndeshjes. Ata më dhanë dosjen me provat vetëm në fillim të sezonit tjetër. Ne e hapëm dosjen dhe e pjesA që nuk ishte regjistruar ishte ajo për të cilën ne u interesuam: ajo mes Orsato dhe VAR në rastin e Pjaniç. Ata më thanë se në dosje ishte gjithçka që ishte regjistruar nga ajo ndeshje. Ne kemi nevojë për më shumë transparencë.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?