Ish-pronarët kundër projektligjit për pronat: Nuk na jep zgjidhje, toka u kalon zaptuesve

5 Mars 2020, 19:21| Përditesimi: 5 Mars 2020, 19:33

  • Share

Projektligji i ri për “Procedurat Kalimtare të Pronësisë" nuk përmbush kërkesat e ish pronarëve për të përfituar tokën bujqësore, që sipas tyre e meritojnë. Kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi Myrshit Vorpsi deklaron se ish-pronarët nuk janë pjesë e këtij drafti.

“Përfituesit janë të gjithë banorët dhe punonjësit e ish kooperativave bujqësore dhe të ish ndërmarrjeve bujqësore. Ata që ishin përfituesit me 7501, ata do të jenë edhe me ligjin e ri. Pronarët nuk janë pjesë e kësaj ndarjeje”, shpjegon Vorpsi.

Ish pronarët kërkojnë kompensimin për 10 mijë dosje, të cilave iu ka mbaruar afati i shqyrtimit nga Agjencia e Trajtimit të Pronave në fund të shkurtit 2019. Për Vorpsin shteti nuk hodhi asnjë hap për këto dosje pasi fatura financiare arrin në 5 miliardë euro.

Janë kërkesat e pronarëve për njohje kthim dhe kompensim prone për 144 mijë hektarë tokë bujqësore, pyll dhe kullotë e rreth 4200 hektarë tokë truall. Vlera e këtyre me çmimet e 2016 shkon në rreth 5 miliardë euro. Kthim tashmë nuk ka më se mbaroi ky hesap. Betejën do ta vazhdojmë, rruga e vetme e pronarëve janë dyert e gjykatave dhe Strasburgu”, sqaron eksperti i çështjeve të pronave.

Po ashtu Vorpsi ka një sërë kritikash edhe për shifrat e përfshira në projektligj. Pasi sipas tij nuk janë 1 milionë parcela toke bujqësore që do të ndahen por 25 mijë hektarë.

“1 milionë parcela është një shifër që nuk ka sens. Duhet të ndaheshin në territorin e Shqipërisë me ligjin 7501, rreth 700 mijë hektar tokë bujqësore. Në fund të 2008, kemi pasur të deklaruar të ndarë mbi 560 mijë hektarë tokë. Pra, sot maksimumi në gjykimin tim, dhe unë për këtë mbaj përgjegjësi, nuk ka më shumë se 20-25 mijë hektarë tokë bujqësore të pandarë”, u shpreh kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi Myrshit Vorpsi.

Kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi shton se në mënyrë të paligjshme po iu jepet e drejta të legalizojnë ndërtimet pa leje atyre që kanë zaptuar tokat. Projektligji në fjalë synon regjistrimin dhe ndarjen e tokës bujqësore tek pronarët legjitimë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 08/03/2020 01:11

    Nuk e di sa shkolle ke z.vorpsi,,mos u merr me shtetin shqiptar,,ata kane 30 vjet qe duan tjua marrin pronat,,,merrni dosjet dhe mbajeni frymen ne strasburg,,,atje zini nje avokat dhe hidhni ne gjygj shtetin tone,,,dhe vendimet e strasburgut dihet si jane...

    Përgjigju
  • jani: 08/03/2020 00:30

    O VORPSI o hajvan,,,,cfare pret qe te mendojne maloket dhe katunaret qe kane ardhur ne tirane per ty,,,,qeveria do ju degjoje kur ti vini flaken e dinamitin kujtdo qe hyn ne pronat e juaja……//ndryshe shihni endrren e gomarit qe mendonte se ishte ne gjume kur po e hante ujku….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?