Kronikë

VIDEO/ Dhori Kule një orë në SPAK, flet pas daljes: Dhashë sqarime për mikrokreditë

11 Qershor, 12:17| Përditesimi: 11 Qershor, 14:56

  • Share

Dhori Kule u paraqit paraditen e kësaj të mërkure në SPAK. Pas një ore në Prokurorinë e Posaçme, Kule deklaroi se është thirrur për rolin si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë për të dhënë sqarime lidhur me hetimet që po kryen për mikrokreditë.

“Ishim për një sqarim për ato problemet kur kemi qenë në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës. I sqaruam.”, deklaroi ai për mediat.

Në maj të viti të kaluar, autoritetet zbuluan mashtrimin me mikrokreditë, ndërsa u lëshuan 8 masa sigurie nga gjykata e Tiranës. 4 persona u lanë në arrest në burg ndërsa 4 të tjerë në arrest shtëpiak.

Togat e zeza dhanë në atë kohë masën e sigurisë “arrest me burg” për Arben Meskutin, përmbarues gjyqësor, ortak i "FINAL"; Aldo Dakën, Albert Gegën dhe Edmond Maton, të tre administratorë të Star-FS ndërkohë që u dha masa e sigurisë arrest në shtëpi për administratoren e Micro Credit Albania Elda Ibron si dhe për tre përmbarueset Jorsida Dervishi; Alketa Tanushi, Kejda Seferi.

Këta persona përdornin një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimerrnin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

Në fillim të dhjetorit, Prokuroria e Tiranës ia delegoi SPAK-ut dosjen e asaj që e konsideroi organizata kriminale për krijimin e skemave mashtruese me mikrokreditë, e cila akuzohet se ka zhvatur mbi 17 mijë qytetarë shqiptarë që prej vitit 2015.

Sipas hetimit, grupi akuzohet se ka zhvatur të paktën 36.8 milionë euro dhe 1700 prona të paluajtshme nga mijëra qytetarë, përmes skemës së rifinancimit të kredive të këqija dhe shantazhit.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?