Një prej themeluesve dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i ‘Nisma Thurje’, Napolon Laska komenton në Report Tv ‘luftën’ mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt për mandatin në Tiranë. Laska thotë se në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu se Shabani po tenton t’i vjedhë Lapajt mandatin.
Ai thotë se Shabani ishte një prej atyre që kaluftuar për hapjen e listave, por sot po bllokon meritokracinë.
“Shabani ka qenë një nga ata që ka luftuar për hapjen e listave. Përsa kohë ka luftuar për këtë, sot është ai që po bllokon meritokracinë. Mandati i takon Lapajt. Kjo nuk justifikon këtë lloj bllokimi, apo ngërçi që ka krijuar Shabani, kjo është më e thellë s’bëhet fjalë për mandatin e Lapajt. Këtu bëhet fjalë për vrasjen e shpresës dhe suportit ndaj të rinjve, disa të rinj që kërkojnë të çajnë sistemin dhe të promovojnë meritokracinë, gjejnë këtë lloj rruge dhe po vërtetohet se kjo nuk ishte rruga e duhur dhe të rinjtë po humbasin suportin e madh që kanë pasur deri tani për të bërë një ndryshim real në këtë vend”, tha Laska.
Sipas tij, çështja nuk është tek mandati, por tek vrasja e shpresës për të rinjtë.
“Shabani apo ai që qëndron pas Shabanit, s’ka për t’ia dalë për të vrarë shpresën, Shqipëria Bëhet dhe ka djem e vajzave të mrekullueshëm që do ta bëjnë këtë vend, pavarësisht se kujt janë duke i shërbyer. Janë duke i shërbyer atij që drejton këtë vend, se i gjithë debati sot është i përqendruar tek një mandat. Nuk është çështja tek mandati, por te fryma, tek vrasja e shpresës, për të treguar se të rinjtë janë njësoj si të vjetrit, këtu ka vetëm kryetaroktraci dhe pasojat që vijnë nga ky lloj sistemi. Ky po tenton të vjedhë mandatin e Lapajt”, vijoi Laska.
Laska akuzon Shabanin se po i shërben Ramës.
“Çështja e koalicionit është çështje që u takon forumeve të secilës parti. Shabani është duke bërë lojën e pushtetit, kjo duket ashiqare. Në këtë pikë mendoj se pjesa tjetër e të rinjve duhet të bëhen bashkë dhe t’i japin impulse të reja angazhimit tonë publike. Nëse s’po përdoret nga pushteti, do reagonte dhe do reflektonte në këtë lloj situate. Zeqiri nuk e merr këtë mandat, është i qartë dhe Shabani dhe ai që lëviz fijet e mandatit. Mandati bllokohet që në krye të listës dhe përfundon ajo histori”, tha ai.
Komente
