Carlos Ghosn

Ish-shefi i Nissan-it i kërkon kompanisë dëmshpërblim prej 1 miliard dollarësh

20 Qershor 2023, 21:48| Përditesimi: 20 Qershor 2023, 21:52

  • Share

Carlos Ghosn, ish-kreu i kompanisë ‘Nissan’, paditi prodhuesin japonez të automobilave dhe individë të lidhur për largimin e tij në vitin 2018 dhe organizimin e arrestimit të tij për sjellje të pahijshme financiare, duke pretenduar më shumë se 1 miliard dollarë për "dëm të thellë" në financat dhe reputacionin e tij.

Ish-ekzekutivi i automjeteve ‘Nissan’, i cili krijoi aleancën e prodhimit të makinave të Nissan me Renault SA dhe Mitsubishi Motors Corp, paraqiti pretendimet e tij në prokurorin publik në Gjykatën e Kasacionit në Liban, ku ai ka jetuar që nga arratisja e tij dramatike nga Japonia në fund të 2019 për t'u arratisur nga gjyqi.  Padia, e parë nga Bloomberg Neës, u dorëzua më 18 maj dhe u përkthye në anglisht nga arabishtja.

Në padinë e tij, të dorëzuar në Liban, akuzohet Nissani dhe dy kompani tjera për shpifje.

Seanca dëgjimore është caktuar për muajin shtator.

Nissan nuk i ka komentuar ende këto zhvillime.

Dëmi që Ghosni beson se i është bërë, përbën 5 për qind të vlerës të kompanisë.

Ghosni e ka udhëhequr një periudhë Aleancën Renault-Nissan-Mitsubishi, një prej grupeve më të mëdha në botë për prodhim të makinave.

Ai është arrestuar në Japoni në fund të vitit 2018, pas akuzave se ai nuk i ka raportuar të gjitha fitimet, dhe e ka përdorur kompaninë për ta rritur standardin e jetesës.

Ai ka ikur nga Japonia, duke u futur në një pajisje të madhe muzikore, dhe përmes saj është larguar nga shteti.

Aktualisht nuk mund të largohet nga Libani, për shkak të fletarrestimit ndërkombëtar që është lëshuar nga Agjencia Ndërkombëtare Policore (INTERPOL).

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?