Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë, datë e cila përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990, që shënuan tronditjen e parë të diktaturës.
Roland Bejko, nënkryetar i PD, ish-dhjetorist, në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, u ndal tek krijimi i Partisë Demokratike dhe tha se Sali Berisha bën çfarë është e mundur që të monopolizojë hostorinë Bejko tha se PD s’është krijuar nga Berisha, por nga studentët. Bejko theksoi se pa u larguar Sali Berisha nuk mund të ndahemi nga e shkuara, e shtoi se sot Berisha është figura më e izoluar pas Enver Hoxhës.
‘PD nuk është krijuar nga Sali Berisha, por nga studentët. Kryetari i parë i PD-së ka qenë Azem Hajdari. Berisha është zgjedhur më vonë. Ka qenë dhe Aleksandër Meksi kandidat për kryetar i PD-së. Berisha e tepron shumë me përvetësimin e historisë.
Berisha ka bërë një luftë të mirëfilltë pushteti brenda PD-së. Jo vetëm largoi ato që ishin, por trembi edhe ato që donin të vinin. Më shumë e drejtoi PD-në nëpërmjet frikës. Kjo strukturë që ka kapur shtetin vazhdon dhe dominon. Berisha nuk bëri as dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Nuk ndërtuan as tregun e lirë. Prona e qytetarëve shqiptarë nuk kaloi te pronarët e vërtetë.
Edhe sot e kësaj dite nuk guxojnë të hapin dosjet. Ka njerëz të cilët që vazhdojnë të jenë shumë pranë Berishës. Berisha nuk u distancua kurrë prej tyre, por dosjet i përdori si instrument presioni ndaj kujtdo që ishte i lirë. Berisha e do lirinë për vete por jo për të tjerët. Bën çfarë është e munduar ta monopolizojë historinë. Pa u larguar Sali Berisha, nuk mund të ndahemi nga e shkuara. Po u largua berishizmi është rrëzuar Berisha dhe Rama. Berisha figura më e izoluar pas Enver Hoxhës. Berisha autoritar donte të përvetësonte historinë.’- tha Berisha.
Nga ana tjëtër Spiro Cura, ish-themelues i PD, tha PD mund të jetë në krizë, por jo opozita. Sipas Curës duhet që opozitë të ketë një udhëheqje të re, i cili i ka kartat në rregull me boshtin euroatlantik.
‘Ishim plot energji. Kishim më tepër kujdes. Duke pasur një mbështetje fantastike të qytetarisë së Tiranës e pedagogëve. Nëse ngjizja e parë ishte student pedagog, ngjizja e dytë ishte qytetaria e Tiranës. Në këtë masivizim të opozitës ndodhi një ndryshim i madh sasior, por edhe cilësor pasi këtu vendoste vota. Nuk kishte filtra. Studentët edhe pse kishin votë popullore, pasi nëpërmjet studentëve kjo elitë hyri në familjen shqiptare, ajo nuk e administroi tërësisht votën e vet. Përgjegjësia bie mbi ato që morën përsipër drejtimin. Rrethet kishin 80% të votave. Studentët me gjithë qytetarinë e Tiranës mbetën në minorancë. Kryetari i bashkisë së Tiranës ishte Sali Kelmendi, që nuk ishte protagonist i degës së Tiranës.
Me kalimin e viteve u vendos një farë absolutizmi, që vota vendos. Studentëve duhet tu jepej mundësia që të rriteshin politikisht. Ne patëm një fat të rëndë pasi na u vra lideri. Azemi filloi të arrinte atë pjekuri që duhej për të bërë politikën e madhe. Landi e quan berishizëm, por unë them se te qeverisja e PD-së në 13 vite të gjithë kanë një tullë. Është e vetmja eksperiencë që opozita shqiptare ka në demokraci. Mund të jetë partia në krizë, por jo opozita. Opozita nuk pranon të jetë më unitare të jetë e drejtuar nga një dorë, por kërkon të jetë multipolare. Me pak ndryshim me disa prurje të reja. Me një lider që ka një gjuhë ndryshe. Na duhet një udhëheqje që ka kartat në rregull me boshtin euroatlantik. Na duhet një folës i ri. Është i korruptuar sistemi apo funksionet e tij. Pres një lider të ri i cili të ketë një filozofi të re dhe të jetë në boshtin euro-atlantik.’- tha Cura.
Kryetar i parë i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka qenë zgjedhur studenti i dhjetorit, shkodrani Shinasi Rama, sot profesor në universitetin e New York në ShBA.
Përgjigju