Ish-studentët kujtojnë momentet e para të lëvizjes në 1990 që solli demokracinë! Ambasada e SHBA: Krah Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE

8 Dhjetor 2023, 15:59| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 19:30

  • Share

Ilir Dizdari, ish-student i dhjetorit 1990, kujton momentet e para të lëvizjeve  që sollën shembjen e regjimit komunist. Mes personazheve të asaj kohe, figurave të politikës sot dhe të rinjve, ai tha se vështirësitë i bënë ata më të fortë për të arritur qëllimin e një Shqipërie demokratike.

'Do kujtoj momentin e parë ku një grup studentësh dolën nga godinat e tyre dhe filluan proteste. Liri demokraci dhe demokracinë aty dhe e duam Shqipërinë si të gjithë Evropa. Këto ishin 2 parullat kryesore. Ishte moment i vështirë sepse studentët me zor dolën nga salla. Momenti i dytë ishte Ishte hapur një kanal që duhet kalohej. Momenti i trete ishte përballja me forcat e regjimit. Nuk kishte ndodhir kurrë. Në vend qe ta bënte, dobësonte, ajo i dha forcë protestës. Lëvizja studentore pati 2 revolucione. 8 dhjetori dhe shkurti. Pas shkurtit ne u bëmë armiqtë e të gjithëve. Unë do thoja, qe lëvizja e dhjetorit, 3 ditët dhe pjesën e shkurtit, ka qenë një lëvizje që nuk ka patur asnjëlloj instrumentalizimi. Në këtë situate të pa precedentë që është sot partia. Ne të gjithë po vuajmë një sistem të shkatërruar. Marrëveshja e 2008 ka shkatërruar sistemin e zgjedhjeve në parti.'- tha Ilir Dizdari.

Por të tjerë figura të rëndësishme të asaj kohe, ngrenë dilema se ku është Partia Demokratike sot për të cilin luftuan aq shumë në atë kohë.

“Kam qenë student në atë kohë në Gjirokastër. E nisëm me vonesë lëvizjen sepse treni i Evropës  kishte kohë që kishte lëvizur”, tha Roland Bejko.

“Lindja e kësaj epoke që është materialiste. Është lindja e demokracisë tonë, multi polare dhe multi vektoriape. Të gjithë ata qe i dinë burimet e të majtës shqiptare, e dinë që sot r majta shqiptare është vetvetja. E djathta si do bëhet? Kjo është cështja dhe a mund të bëhet? A ka nevoje për një gaktor të ri, pasi ka ngrirë. Në opozitë kemi partinë demokratike dhe të lirisë. Në planin ndërkombëtar ka dicka që nuk shkon”, tha Spiro Curra, ish-student i dhjetorit.

Të njëjtin mendim e ish-studentëve të dhjetorit për situatën e Partisë Demokratike e mbështetën edhe figura të rëndësishme të politikës sot.

“Po shkelim parimet për të cilat kemi dalë në 90. Nuk është detyrë e socialtstëve, por e jona. mbi të gjitha kemi shkëputur mardhënien dhe të tashyem. Ne e kemid etyrim moral të takohemi me këta burra, për cfarë kanë dalë dhe të na shkundin mirë që kemi ikur nga ato vlera dhe duhet të kthemei duke ju përshtatur sfidave të shoqërisë. Nuk hymë në evropq sepse cdo njeri duhet të luaje rolin e tij. Patëm kurajon të bënim dicka. Sot shohin të rinjë nëpër salla të partive. Kërkesa ime për ketë brez që është sot është që këtë kënet duhet ta thajmë. Jemi keq. jemi pa parti, pa parlament”, tha Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kolluri. 

“Data 8 ishte një datë e pastër. Data 8 ishte një lloj vetmohimi. Ishte një vendim i marrë por kishte një akt vetsakrifikues. Problemet filluan pas datës 8. Greva e urisë për të hequr emrin e Enver Hoxhës ka qenë një përplasje sepse drejtuesit e PD nuk kanë qenë dakord të behej greva e urisë. Betejën e humbën studentet e dhjetorit. Mendoj se ka qen dështimi jon sepse nuk e tërhoqëm kursin drejt vetes, drejt studentëve I gjithë brezi qe prodhoi atë ngjarje u shua. Dje ka ndodhi një akt i shëmtuar. Flutura Açka dhe disa deputet kanë vonuar kundër buxhetit. Ka plasur një fushatë linçimi nga syri, nga profilet fallse nga partia punës. Fronti i lagjes u prodhua. Ne na shfaqet në këto forma. Edhe ku ngrin 2 gishta lart ësjtë formë enverizmi. Unë mendoj që i vetmi shpëtim i pastrimit vjen prap nga një vend i madh që thua ti. Unë mendoj që si në 90 është i vetmi shpëtim i joni për të rikthyer demokracinë në shinat e duhura”, tregoi deputeti i PD, Kreshnik Çollaku.

8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë, Presidenti Bajram Begaj, zgjodhi që ta uroje së bashku me studentët që kryen praktikën në Institucionin e Presidentit.

Ndërsa Ambasada e SHBA në Tiranë, shkruan se ajo qëndron me krenaria krah Shqipërisë ndërsa bën hapin e radhës drejt anëtarësimit në BE.

"Sot kujtojmë rininë dhe studentët shqiptarë që nisën protestat e 8 dhjetorit 1990 që sollën rënien e regjimit komunist dhe lindjen e demokracisë. Shtetet e Bashkuara qëndruan pranë të rinjve dhe qytetarëve të Shqipërisë teksa kërkuan një vend “si pjesa tjetër e Evropës” dhe ne qëndrojmë me krenari pranë jush sot ndërsa Shqipëria bën hapin e saj të radhës drejt anëtarësimit të plotë të Bashkimit Europian”

Sot 33 vjet më parë një grup studentësh dhe pedagogë shënuan tronditjen e parë të diktaturës. Përmes protestave nga Qyteti Studenti në sheshin e Tiranës, në vitit 1990, ata përmbysën regjimin 50 vjeçar të komunizmit. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë quhet si dita e rinisë dhe përkujtohet si festë kombëtare.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?