Vendi ku u gjet trupi i pa jetë

Ishte arratisur në vitin 2011 nga burgu në Greqi, gjendet i groposur në një fushë 45-vjeçari shqiptar

21 Shtator 2022, 14:10| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 14:23

  • Share

GREQI- Trupi i pa jetë i një personi, i cili dyshohet se është i një shtetasi shqiptari 45-vjeçar të arratisur nga burgu i “Shën Stefanos” në Patra u gjet i groposur në një fushë në zonën e Thebës.

Mediat greke shkruajnë se ishin disa dokumente personale të gjetura brenda pantallonave të kufomës që mund të çojnë në zbulimin e identitetit të tij.

Dokumentet i përkasin një shtetasi shqiptar me të kaluar kriminale, por do të duhet të kryhet një ekzaminim antropologjik dhe materiali gjenetik i mbledhur nga trupi të krahasohet me atë të huajit të regjistruar në bankën e ADN-së së  Republikës së Greqisë për të konstatuar nëse ka përputhshmëri.

Sipas informacioneve të "Vradini.gr", autoritetet policore janë pranë zbulimit të identiteti pasi dokumenti i gjetur në rrobat e kufomës, konkretisht një patentë që një i burgosur e kishte marrë në vitin 2011 nga burgjet e Shën Stefanos Patrës dhe nuk ishte kthyer më në IEVP.

Oficerët e Sigurimit të Tebës kërkuan të afërmit e tij për të marrë ADN-në, për të përcaktuar nëse trupi i përket 45-vjeçarit të arratisur .Procesi i identifikimit do të zgjasë disa ditë por do të zgjidhë enigmën nëse trupi është i ish-të burgosurit shqiptar të Patrës.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?