Aktori i njohur, Robert De Niro

Ishte arrestuar 26 herë më parë, ‘hajdutja e njohur’ grabit shtëpinë e Robert De Niros

19 Dhjetor 2022, 17:10| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 17:15

  • Share

Një grabitëse femër u kap duke grabitur shtëpinë e aktorit të njohur Roberto De Niro në Upper East Side të hënën ku ka marrë dhuratat e Krishtlindjeve nga poshtë pemës së aktorit dhe iPad-in e tij, shkruajnë mediat e huaja. 

Një “hajdute e njohur”, 30-vjeçarja Shanice Aviles hyri në shtëpinë e yllit të “Irishman” rreth orës 2:30 të mëngjesit.

Oficerët e ekipit të Sigurisë Publike të Presencës së 19-të të NYPD-së kishin parë Aviles duke u përpjekur të hapte dyert e ndërtesave tregtare përpara se ajo të hynte brenda shtëpisë së De Niros.

“Ajo po vidhte dhuratat e Krishtlindjeve”, konfirmoi një zyrtar i policisë për The Post, duke shtuar se nuk kishte asnjë ndërveprim mes aktorit dhe hajdutit.

Ylli i “Casino”, 79 vjeç dhe vajza e tij kishin qenë në katin e sipërm dhe nuk ishin në dijeni të asaj që po ndodhte, thanë burimet. Policët arrestuan Aviles, e cila po ashtu ka gjithsej 26 arrestime të mëparshme.

E njëjta filloi krimet e saj, të cilat janë kryesisht vjedhje, gjatë pandemisë, thanë burimet tona. Ajo akuzohet për shtatë vjedhje midis 25 nëntorit dhe 8 dhjetorit në Upper East Side.

Një banor i New Yorkut theksoi se De Niro shiti shtëpinë e tij në fshatin West Village prej 37 vjetësh për 9.5 milionë dollarë në vitin 2012.

Shanice Aviles

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?