Ishte asfaltuar para 10 ditësh, mjetet e rënda të gurores shkatërrojnë rrugën në Bllacë të Bulqizës! Banorët në protestë: Mos transportoni materiale mbi tonazh

22 Korrik 2023, 18:26| Përditesimi: 22 Korrik 2023, 21:51

  • Share

Rruga e fshatit Bllacë në Njësinë administrative Shupenzë në Bulqizë u asfaltua vetëm dhjetë ditë më parë e megjithatë rruga ka nisur të dëmtohet .

Shkak është bërë qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të  një firme që po shfrytëzon gurin  në zonën e tyre.

Banorët e Bllcës me një protestë simbolike kërkojnë gjetjen e një alternativë tjetër të firmës për të transportuar materialet me tonazh deri në 60 ton çka ka sjell dëmtim të rrugës.

‘Të vij dhe firma dhe inxhinieri i kësaj firme të na tregojnë sa e ka tonazhin e lejuar  kjo rrugë.’- tha një banorët.

“Ne kërkojmë nga shteti që ta marr materialin, por të ketë një limit për tonazhin ose të hap rrugën e vetë. këtu në këtë rrugë nuk do të kaloj më.”- u shpreh një nga banorët.

“Nesër do të dalim sërish dhe fëmijët do t’i marrim me vete. Do t’i dal para kamionit, le të më shkeli.”- tha një banor.

“Kur ka ardhur kjo firmë këtu na ka premtuar për zgjerimin e rrugës dhe për mirëmbajtjen. Jo vetë nuk e mirëmbajti , po ka prishur dhe urat ekzistuese.”- u shpreh një banor.

Kryetari i fshatit Bllacë, Hekuran Skarra bën me dije se i është kërkuar firmës që të mos transportojnë mbi tonazh në këtë rrugë ose të ndërtojë një rrugë tjetër.

“Që të na prishet rruga për një javë kjo është e pafalshme. Firma ka vendosur tonazh 60 ton dhe normal që rruga prishet brenda javës.”- tha Hekuran Skarra, kryetar i fshatit Ballacë.

Banorët kërkojnë që institucionet shtetërore të ndërhyjnë menjëherë në zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë që çështja të mos përfundojë si ajo e Borizanës në Fushë-Krujë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?