Foto ilustruese

Bota

Itali/ Ishte bërë makth në Trento, 31-vjeçari shqiptar arrestohet në Francë! Akuzohet për 23-vjedhje

11 Shtator, 18:25| Përditesimi: 11 Shtator, 18:32

  • Share

Që nga maji, ai kishte vënë në lëvizje karabinierët italianë, autoritetet shqiptare, madje edhe Interpolin. Megjithatë, aksioni i fundit u bë nga policia franceze, që e arrestoi - pas një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga gjyqtari i Trentos - 31-vjeçarin shqiptar të akuzuar si pjesë e një bande të specializuar në vjedhje banesash. Prej katër muajsh policia nuk kishte asnjë gjurmë të tij.

Hetimet e Karabinierëve

Hetimi i cili filloi në maj pas arrestimit të dy kriminelëve, të cilët dyshohet se janë përgjegjës, së bashku me të tjerë - përfshirë edhe 31-vjeçarin i akuzuar njëzet e tre vjedhje në Val di Non, Trentino.

Hajduti serial ishte pjesë e një bande të përbërë nga bashkatdhetarë të tjerë të vendosur në një vend të izoluar në malet e Valsuganës. Këtu, karabinierët e Cles dhe Borgo Valsuganës gjetën veshje, mjete vjedhjeje doreza e radio.

Makina elektrike e përdorur për grabitjet

I fshehur nën një mushama, ndodhej makina elektrike e raportuar te karabinierët pas disa vjedhjeve në pllajën Paganella - disa kilometra në veri të Trentos - por që nuk u kap kurrë nga patrullat.

Mjeti ishte vjedhur në provincën e Milanos në fillim të marsit dhe ishte pajisur me targa të klonuara të regjistruara në emër të një gruaje nga Bolzano, e cila nuk kishte asnjë përfshirje në incident. Megjithatë, pas arrestimit të 31-vjeçarit shqiptar, hetimi nga karabinierët e Cles dhe Prokuroria e Trentos vazhdon, ndërsa po punojnë për të gjetur bashkëpunëtorët e bandës, të cilët janë ende të lirë./Corriere

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?