Pamja nga fshati Dropull, në Gjirokastër

Kronikë

Ishte bllokuar me 400 krerë bagëti, lirohet pas 13 orësh blegtori në Dropull

9 Janar 2019, 21:45| Përditesimi: 9 Janar 2019, 21:59

  • Share

Alket Nikolli blegtor në zonën e Golemit i cili për shkak të motit të keq dhe rreshjeve të dendura të dëborës prej orës 5 të mëngjesit kishte mbetur i bllokuarnë Glinë të Dropullit, bashkë me 400 krerë bagëti, pa strehë dhe pa asnjë mundësi lëvizje është liruar pasditen e kësaj të premte. Gjatë ditës së sotme në një lidhje telefonike me studion e lajmeve për Report Tv, (Lexo ketu) Nikolli bëri një apel për ndihmë dhe u shpreh se ndodhet në qiell të hapur me 400 krerë bagëti që e shoqërojnë e që janë në urgjencë për ushqim.

Nikoli u shpreh se kishte kërkuar ndihmë edhe më herët, por nga ana e Prefekturës e Gjirokastrës nuk i kishte dhënë asnjë ndihmë. Ndërkohë,pas apelit për ndihmë dhe bërjes publike të rastit mësohet se prefektura e qarkut të Gjirokastrës dërgoi një grup pune për ta ndihmuar Nikollin dhe bagëtitë e imëta që ndodhen në afërsi të Urës së Glinës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?