Kronikë

Ishte denoncuar e humbur nga bashkëshorti, gjendet e pa jetë 55-vjeçarja në një lumë në Skrapar! Meta: Qeveria i la banorët e fshatit Rehovë pa urë

22 Janar 2023, 18:40| Përditesimi: 23 Janar 2023, 11:59

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 11:00 të së shtunës në fshatin Rehovë të Skraparit. Një 55-vjeçare ka gjetur vdekjen në ujërat e përroit të Tomorricës në fshatin Rehovë në rrethin e Skraparit. Nuk dihet nëse gruaja është vetëhedhur në përrua apo e ka marrë rrjedha e tij në përpjekje për të kaluar në anën tjetër. Drejtoria Vendore e Policisë ka dhënë ditën e sotëm informacionin zyrtar rreth ngjarje.

Sipas policisë, gruaja rezulton me probleme të shëndetit mendor dhe kishte kërcënuar disa herë se do të mbytej në lumë. Mbi trupin e viktimës Sheqere Llahi është kryer edhe autopsia mjeko-ligjore, që nuk ka konstatuar shenja dhune. Viktima ishte banuese në fshatin Gjerbës në Skrapar dhe pas largimit të saj nga banesa, bashkëshorti ka kryer menjëherë denoncimin në Komisariatin e Policisë Skrapar.

Lajmi ishte publikuar dhe më herët nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në rrjete sociale. Ai pretendon se gruaja në fjalë ka humbur jetën pasi e ka marrë rrjedha e lumit në tentativë për të kaluar. Meta akuzon autoritetet për mungesën e urës.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?