Foto ilustruese

I dënuar me 10 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik qeniesh njerëzore, shqiptari ekstradohet nga Zvicra drejt Italisë

28 Dhjetor 2022, 12:05| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 12:08

  • Share

Ditën e sotme një shqiptar është ekstraduar nga Zvrica drejt Italisë ku ishte dënuar me 10 vjet, 7 muaj dhe 18 ditë burg nga gjykata e Bolonjës për veprat e paligjshme të komplotit kriminal dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Mësohet se arrestimi i tij është bërë në 23 dhjetor të këtij viti në kufirin mes Zvicrës dhe Italisë. Përveç dënimit që duhet të vuajë në burg, shqiptari duhet që të paguajë edhe një gjobë prej më shumë se 30 mijë eurosh.

Pasi të jetë kryer dënimi me burg, ai do t'i nënshtrohet një mase sigurie 1-vjeçare të punës dhe shërbimit në komunitet. Pasi përfunduan të gjitha procedurat e ekstradimit, shqiptari është shoqëruar drejt burgut ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata e Bolonjës.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?