Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

U dënua me burg 5 vite më parë nga Gjykata, ekstradohet në Shqipëri 35-vjeçari italian (EMRI)

1 Shtator 2018, 17:58| Përditesimi: 1 Shtator 2018, 19:40

  • Share

ITALI- Një shtetas italian, i identifikuar si Massimiliano Locorotondo, 35 vjeç, do të ekstradohet nga vendi i tij drejt Shqipërisë. Për 35-vjeçarin, Gjykata e Tiranës në 2013 ka vendosur 8 vite burg, për veprën penale "Trafik i mjeteve motorike".

Njoftimi i Interpolit:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Italia një shtetas italian i dënuar me 8 vjet burg për "Trafik të mjeteve motorike".

Nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano drejt vendit tonë, i shtetasit italian Massimiliano Locorotondo, 35 vjeç, lindur në Ostuni, Itali.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr. 899 datë 07.07.2013, ka vendosur dënimin me 8 vjet burg, për veprën penale "Trafik i mjeteve motorike", parashikuar nga nenet 141/a/2 e 291 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?