Ishte dënuar me tre vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 24-vjeçari

5 Mars 2020, 08:49| Përditesimi: 5 Mars 2020, 08:53

  • Share

Martin Stenaj, 24 vjeç nga Torovica e Lezhës është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sipas policisë, Stemaj ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër me tre vite burg në prill të vitit 2018.

Tashmë materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?