GREQI- Një 35-vjeçar me orgjinë nga Shqipëria, i dënuar për vrasje para disa vitesh është arrestuar në ishullin Zakynthos, pasi një aksioni tre ditor nga policia greke. Ai u arrestua bashkë me tre persona të tjerë, një 36-vjeçar dhe dy vajza të moshës 23 dhe 26 vjeç, të përfshirë në trafikun e drogës.
Sipas mediave greke, 35-vjeçari shqiptar kishte gjetur strehë në ishullin grek, pasi prej vitesh ishte shpallur në kërkim për vrasje, për të cilën ishte dënuar me 8 vjet e 6 muaj.
Policia që ndodhej në ishullin grek arrestoi bashkë me të riun shqiptar edhe tre persona, një 36-vjeçar dhe dy vajza të moshës 23 dhe 26 vjeç, për përfshirje në trafikun e drogës.
I riu dispononte edhe një pistoletë, gëzhoja dhe një thikë.
Po ashtu në një video të publikuar nga Policia greke, në rrënjën e një peme në zonën Kalamaki të Zakynthos, brenda një kavanozi u gjet 3.6 gram kokainë dhe kanabis 6 gram kanabis të papërpunuar.
Në operacionin treditor të organizuar nga Sigurimi i Atikës, nga e premtja e kaluar deri të dielën, me pjesëmarrjen e punonjësve të policisë së Prokurorisë së Narkotikëve, Departamentit të Zhvatjes, Departamentit të Vrasjeve, OPKE, si dhe autoriteteve lokale të policisë, janë kryer 43 kontrolle. Gjatë aksionit në fjalë janë sekuestruar sasi të drogave të ndryshme, armë e municione e para, që ishin siguruar nga aktiviteti i paligjshëm.