Ishte drejtuese e mjetit në aksidentin ku vdiq shoqja e saj 25-vjeçe por gënjeu, gjykata lë në burg 22-vjeçarjen

30 Janar 2021, 12:19| Përditesimi: 30 Janar 2021, 15:30

  • Share

Gjykata e Vlorës ka lënë mëngjesin e sotëm me masën 'arrest shtëpie', për 22-vjeçaren Silvi Muho e  cila u aksidentua dy ditë më parë me shoqen e saj Anxhela Çapo, e cila mbeti i vdekur në vend. Masa e arrestit i është dhënë në ambientet e spitalit të Vlorës.

Kujtojmë se fillimisht u raportua se Muho ishte pasagjere në makinën që doli nga rruga dhe viktima drejtuese por në fakt 22-vjeçarja kishte gënjyer.

Në vijim të hetimeve lidhur me aksidentin në aksin Vlorë-Fier ku humbi jetën 25 vjeçarja Anxhela Çapo, policia njoftoi se  në timon ka qenë 22-vjeçarja Silvi Muha të cilën e ka vënë në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur si pasojë e daljes së makinës nga rruga prej shpjetësisë së lartë. Makina u përmbys ndërsa trupi i së ndjerës ishte 300 metra larg mjetit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?