Justin Timberlake

VIP & Spektakël

Ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, arrestohet në Nju Jork këngëtari Justin Timberlake

18 Qershor 2024, 15:40| Përditesimi: 18 Qershor 2024, 15:42

  • Share

Këngëtari me famë ndërkombëtare, Justin Timberlake është arrestuar nga policia mbrëmjen e 17 qershorit në Hamptons, Nju Jork pasi ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

43-vjeçari pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës së sotme. Ylli i pop-it thuhet se ka dy koncerte në Çikago këtë fundjavë, dhe dy shfaqje në Neë York City  javën e ardhshme.

Sipas PEOPLE këngëtari ishte takuar me miqtë e tij në një hotel lokal në Sag Harbor, dhe u largua nga grupi duke drejtuar makinën i dehur.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?