SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë. Një 4-vjeçare me iniciale E.I, banore e Sarandës kishte shkruar te gjyshja në fshatin Bamatat dhe duke luajtur mes fushave dhe pemëve të fshatit, është pickuar nga një gjarpër në këmbë.
Vogëlushja u dërgua për mjekimin e parë në Spitalin e Sarandës, ndërsa bluzat e bardha aty vendosët që ta çonin në Tiranë për mjekim më të specializuar. Burimet për Report Tv tregojnë se 4-vjeçarja e shtruar në Pediatrinë e Tiranës, fatmirësisht është jashtë rreziku për jetën dhe aktualisht po merr mjekimin përkatës.