Zona ku po peshkonte 71-vjeçari

Ishte duke peshkuar, mbytet 71-vjeçari në Darëzezë të Fierit

1 Mars 2021, 10:01| Përditesimi: 1 Mars 2021, 12:09

  • Share

FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Darzezë. Mësohet se një 71-vjeçar i cili kishte dalë të peshkonte është gjetur i mbytur në një kanal me ujë në Darzezë. Mësohet se viktima është identfikuar si K. M., 71 vjeç, banues në Fier.

Nga kqyrja paraprake e trupit nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga uji.

"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", njofton Policia. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?