Foto ilustruese

Kronikë

Ishte duke peshkuar, mbytet në det kapiteni i një peshkarexhe në Durrës

9 Shtator 2021, 15:35| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 15:41

  • Share

DURRËS- Një 49-vjeçar është gjetur i mbytur në det, teksa ishte duke peshkuar.

Policia njofton se kapiteni i një peshkarexhe, shtetasi A.K, 49-vjeç, dyshohet se është hedhur në det e për pasojë është mbytur dhe ka ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?