Foto ilustruese

Ishte duke prerë dru dhe e zë poshtë pema, humb jetën 55-vjeçari në Himarë

11 Mars 2021, 12:05| Përditesimi: 11 Mars 2021, 12:11

  • Share

Një 55 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme tragjikisht në fshatin Nivicë të Himarës.

Policia njofton se është sot, rreth orës 08:30, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Nivicë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç.

55-vjeçari dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke prerë degët e një peme aksidentalisht është dëmtuar prej tyre dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

‘Sot, rreth orës 08:30, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Nivicë, Himarë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke prerë degët e një peme aksidentalisht është dëmtuar prej tyre dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?