Ishte duke punuar dhe bie nga lartësia, vdes 53-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

9 Shkurt 2023, 14:47| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 16:38

  • Share

Një 53-vjeçar, punëtor ndërtimi në një bllok pallatesh në Tiranë, humbi jetën si pasojë e rënies nga kati i gjashtë.

Kristo Doka, nuk mundi t’i mbijetoj përplasjes teksa ka qenë duke punuar në pallatin ndër ndërtim në rrugën “Konferenca e Pezës”, pranë fabrikës së miellit në Unazë të Madhe.

Burime nga policia bëjnë me dije se rënia ka qenë aksidentale, megjithatë grupi hetimor do të kryer verifikimet për të zbardhur të plotë dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pallati ishte në ndërtim nga kompania “Asr Invest sh.p.k.”, me pronar Mariglen Shamkun me 100% të aksioneve, e cila do të jetë tashmë në fokus të kontrolleve për të verifikuar nëse punëtori i saj ka qenë brenda kushteve teknike të punës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?