Ishte duke punuar në një kasolle pranë banesës, 65-vjeçarin e zë korrenti dhe ndërron jetë

9 Shtator, 11:00| Përditesimi: 9 Shtator, 11:01

  • Share

LUSHNJË- Një 65-vjeçar ka humbur jetën në Spolat të Divjakës pasi e ka zënë korrenti.

Baki Çela ishte duke punuar në një kasolle pranë banesës dhe aty ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

‘Rreth orës 08:00, në fshatin Spolat, Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi B. Ç., 65 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?