DIBËR-12-vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Drin.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Lushes", njësia Administrative Arras, në Dibër, ku e mitura dyshohet se ka qenë duke u larë në ujrat e lumit Drin.
12-vjeçarja Eva Domi, banonte në Tiranë dhe ndodhej me pushime në fshatin Arras të Peshkopisë, ku kishte dajat e saj.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të 12-vjeçares.
Nga hetimet e deritanishme ngjarja është aksidentale.
Komento