Foto ilustruese

Ishte duke udhëtuar me motor, por papritur humb ekuilibrin dhe rrëzohet, ndërron jetë 45-vjeçari në Lushnjë

1 Dhjetor 2022, 17:38| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 07:38

  • Share

Një 45-vjeçar me iniciale P.K., ka humbur jetën pasi humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga motori me të cilin ishte duke lëvizur.  Paraprakisht dyshohet se 45-vjeçari ka humbur ekuilibrin mbi drejtimin e motomjetit  për shkak të një arresti kardiak.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:25, në lagjen "Kadri Qystri" të qytetit. Ndërkohë, pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?