Julianne Moore

VIP & Spektakël

'Ishte e tmerrshme', aktorja e njohur rrëfen skenat intime në filma në sy të bashkëshortit

5 Nëntor 2019, 15:40| Përditesimi: 5 Nëntor 2019, 15:44

  • Share

Julianne Moore është një nga aktoret më të njohura në Hollywood.

Në shumë prej filmave të saj, ajo ka marrë pjesë në shumë skena intime me meshkuj dhe femra.

Së fundmi ajo ka treguar se është shumë e tmerrshme të xhirosh në ato skena.

Kujtojmë këtu se fituesja e Oscar-it në filmin “After the Wedding” duhej të luante skena intime të drejtuara nga bashkëshorti i saj Bart Freundlich, që ishte regjisori i filmit.

Për të kjo gjë ka qenë e tmerrshme dhe se ishte një përvojë shumë e keqe, por se duhet ta bënte.

 “Ishte e tmerrshme për mua të xhirohesha. Nuk më pëlqejnë ato skena, dhe e di se as burri im nuk i pëlqen, por kjo është puna. Ishte përvoja më e bezdisshme në të gjithë jetën time’’, është shprehur aktorja.

Komento

Komente

  • Turi: 05/11/2019 15:52

    Paske pas hall madh motra,po na ngel mendja sa paske vujt,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?