Federica Mogherinin

Kosova & Rajoni
Top 24

'Ishte e vogël kur Millosheviçi thyente kafka dhe hapte varre', politikani kosovar ofendon rëndë Mogherinin

13 Shtator 2018, 16:14| Përditesimi: 13 Shtator 2018, 16:27

  • Share

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Elvis Hoxha ka ofenduar rëndë përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Përmes një statusi në Facebook, Hoxha i referohet takimit të fundit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruskel.

Këto janë statuset e tij, të publikuara në Facebook:

“Mogherini nuk ka faj. Ishte e vogël kur Millosheviçi thyente kafka dhe hapte varre. Ndërsa shoku i saj Vuçiç ishte tashmë një fëmijë sadist. Sa për Thaçin, e dijmë të gjithë: është dhe idiot dhe i lig. Lidhja e tyre treshe është e përkyer: Idiotja, perversi dhe problematiku”, ka shkruar ai.

“Në kohën e regjimit të shkuar, në dyert e shitoreve apo zyrave lexonit shpesh ndonjë pusullë me shënimin e tipit: “Po shkoj në furnizim. Kthehem për pesë minuta”. Ndërkohë ju e dinit mirë se ai që e kishte shkruar ishte nisur të kryente punët e veta. Njëjtë dhe sot. Ju mund të gjeni dhe aty ku nuk jua pret mendja një pusullë të tillë.

Në derën e zyrës së Thaçit është lënë shënimi: “Po shkoj t’ju kthej Preshevën. Kthehem për pesë minuta”. Vuçiçi ka lënë shënimin: “Po shkoj të bëjë paqen e përjetshme që e la përgjysëm babai im i ndjerë. Kthehem për dhjet minuta”. Në derën e Mogherinit: “Nuk jam as e bukur, as e zgjuar, as ruse. Po shkoj të bëhem e tillë. Kthehem për 15 minuta”. Në zyrën e ca të tjerëve do të gjeni një shënim disi të habitshëm: “Po shkojmë t’i japim çmimin Nobel të përbashkët hajnit, kriminelit dhe kurvës. Kthehemi pas 20 minutash”. Mbi portën e zyrës së Gjykatës Speciale gjendet e shkruar: “Po shkojmë të dënojmë komandantët kriminelë të luftës. Kthehemi kur të na e dojë qejfi”.

Statusi i Elvis Hoxhës

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?