Kirill Stremousov

Bota

Ishte emëruar nga rusët në Kherson, zyrtari pro-rus vdes në aksident automobilistik

9 Nëntor 2022, 15:43| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 15:48

  • Share

Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës së instaluar nga Rusia në rajonin Kherson, ka vdekur në një aksident me makinë, kanë raportuar agjencitë shtetërore të lajmeve, duke cituar zyrtarë lokalë të mbështetur nga Rusia.

Sipas mediave lokale, aksidenti ka ndodhur në afërsi të Henichesk, në rajonin Kherson.

Stremousov, më parë një bloger kundër vaksinave dhe margjinal politik, ishte shfaqur si një nga fytyrat më të spikatura publike të pushtimit rus të Ukrainës, duke përdorur shpesh mediat sociale për të regjistruar video agresive anti-ukrainase.

Vdekja e Stremousov vjen pasi Ukraina duket se ka nisur një ofensivë të re për të rimarrë qytetin kyç të Khersonit.

Në një fjalim video të martën vonë, Stremousov tha se forcat ukrainase fituan një terren në skajin verior të Snihurivka, një qytet jugor ukrainas që shtrihet në një autostradë 31 kilometra në veri të Khersonit.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?