Isamil Rebeshi

Bota

Ishte furnizuesi kryesor i bandave me drogë, dënohet me 16 vite burg 38-vjeçari shqiptar në Itali

8 Nëntor 2021, 22:10| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 22:15

  • Share

Një 38-vjeçar shqiptar është dënuar me 16 vite burg në Itali për shpëndarje droge.

Ismail Rebeshi, i cili ishte furnizuesi kryesor i bandave me drogë, tashmë po vuan edhe një masë tjetër shtrënguese, pasi ai është izoluar në regjimin 41 biss në burgun Cuneos. Mw herët është dënuar me 10 vite e 11 muaj burg, por tashmë dënimet janë bashkuar.

Operacioni i koduar 'Vakuumi' u zhvillua nga policia e Romës, e cila dyshohet se shkatërroi një bandë me 11 trafikantë italo-shqiptarë të drogës, nga të cilët Rebeshi kishte qenë furnizuesi kryesor. 38-vjeçari akuzohet se ka qenë anëtari kryesor i bandës dhe se furnizonte me drogë disa zona bregdetare midis Ardeas dhe Pomezia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?