Unai Emery nuk e do Emiliano Martinez në Aston Villa. Është një realitet që u raportuar pak javë më parë nga Fichajes. Raporti mes të dyve ka eskaluar dhe ish-trajneri i Villarrealit po tërheq të gjitha fijet e mundshme që largimi i portierit nga Argjentina të mos mbetet tentativë.
Martinez është një portier i mrekullueshëm. Aq më tepër nëse vlerësojmë aftësinë e tij për të pritur penallti, gjë që është parë në përmasa të mëdha në Botërorin që përfundoi javën e kaluar.
Në fakt, portieri i Aston Villas ka qenë një nga figurat më të mëdha të Botërorit të fundit në Katar që kur shfaqi cilësitë e tij në pritjen e penalltive, sidomos në finale për ta kurorëzuar Argjentinën kampion.
Megjithatë, portieri argjentinas ka një temperament të veçantë dhe një personalitet të vështirë për t’u menaxhuar. Kjo është demonstruar në shumë raste dhe, pas fitimit të Kupës së Botës, është parë edhe më e ekzagjeruar. Me tallje të shumta me lojtarët francezë, Emiliano është shfaqur si një person i pasjellshëm. Për këtë arsye, Unai Emery dëshiron që ai të largohet sa më shpejt nga “Villa Park”.
Siç raportohet në Fichajes, portieri i Sevillas, Yassine Bounou (Bono) shihet si numri një në portën e Villas. Çmimi i tij do të ishte rreth 40 milionë euro, një shumë e përballueshme për një klub të Ligës Premier.
Se ben per sjellje ky gojaci ky e ben se mer lek per afrimin qe i ben portierit te sevilias qe e ka patur te sevilia. Keta jan ajdut ju thoni sjellje.
PërgjigjuNe radhe te pare ai nuk eshte njeri por vecse nje kafshe per sjelljen qe ka, keshtu qe nuk ke per ca e do nje rrugac ne ekip!
PërgjigjuVendim mese i drejte , sporti ka nevoje per njerez te edukuar qe te ndihmojne ne edukimin e brezave te ardhsem dhe jo alabak rrugesh qe sa fitojne 5 leke u duket vetja perendi ta heq dhe mos ta pranoj asnje club
Përgjigju