Arenc Çela

Ishte i komanduar, KLP emëron Arens Çelën në krye të Prokurorisë së Tiranës

11 Tetor 2022, 10:39| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 11:19

  • Share

Arens Çela do të jetë drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës për një mandat 3-vjeçar. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se ai është emëruar sot në mbledhjen e radhës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Çela zëvendëson Elizabeta Imerajn, e cila u shkarkua nga vettingu.

Vendi vakant për kreun e Prokurorisë së Tiranës erdhi pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt nga KPA. Kujtojmë se Arens Çela është drejtuesi i përkohshëm deri në zgjedhjen e drejtuesit të emëruar. Elisabeta Imeraj fillimisht u komandua në drejtimin e prokurorisë së kryeqytetit nga ish kryeprokurorja Arta Marku dhe më pas u emërua në nga KLP, pasi u konfirmua në detyrë nga komisioni i pavarur i kualifikimit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?