VIP & Spektakël

Ishte i sëmurë me tumor, ndërron jetë babai i Ronaldo Sharkës: Pusho i qetë në botën tjetër

15 Shkurt 2023, 22:22| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 22:35

  • Share

Babi i moderatorit Ronaldo Sharka ka ndërruar jetë. I sëmurë nga tumori, ai është ndarë ditën e sotme nga jeta, ndërsa po luftonte me sëmundjen në spital. Ka qenë vetë Sharka që ka ndarë lajmin e hidhur përmes një postimi në rrjetet sociale. 'Pusho i qetë në botën tjetër bab!'- shkruan ai.

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother” Ronalo Sharka tregoi se babai i tij vuan nga tumori. Por pavarësisht sëmundjes së rëndë, i ati nuk nguroi të surprizojë djalin e tij në shtëpinë e famshme.

‘Dy muaj para se të futesha këtu ka qenë në sallë operacioni nga ora 9 e mëngjesit deri në 7 të darkës nga kanceri’, u shpreh Ronaldo për babain e tij.

Postimi i Ronaldos

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?