Juri Ymeraj

Inceneratori i Fierit/ GJKKO e kishte shpallur të pafajshëm, arrestohet në Itali Juri Ymeraj! Nuk ishte hequr urdhërarresti ndërkombëtar

4 Korrik, 14:16| Përditesimi: 4 Korrik, 18:27

  • Share

Tirane- Juri Ymeraj, 35-vjeçari i arrestuar sot (4 korrik 2024) në Padova të Italisë nga Interpol Roma për llogari të drejtësisë shqiptare me efekt ekstradimi drejt Tiranës, si pjesë e dosjes së inceneratorit të Fierit, rezulton të jetë shpallur i pafajshëm me vendim të Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion në datën 25 shtator 2023 nga treshja e gjyqtarëve Elsa Ulliri, Erjon Çela dhe Rudina Palloj.

Në të njëjtin vendimin, GJKKO ka vendosur edhe shuarje të masës së sigurisë të dhënë në mungesë për të. Për Ymerajn procesi në Gjykatën e Posaçme të Apelit vijon dhe për të aktualisht nuk ka asnjë masë sigurie dhe person i lirë.

Por mesa duket ndaj tij ka pasur ende një urdhërarrest ndërkombëtar.  Mbetet e paqartë pse Interpol ka qenë i painformuar për shuarjen e masës së sigurisë për Ymerajn, çfarë rrjedhimisht ka sjell edhe arrestimin e tij ditën e sotme.

Është detyrim i SPAK të nxjerr urdhrin e ekzekutimit pasi gjykata urdhëron shuarje të masave të sigurisë si në rastin konkret.

Në dosjen e inceneratorit të Fierit Ymeraj ishte akuzuar nga SPAK për veprën penale "Pastrim të produkteve të veprës penale" pasi figuronte si administrator i kompanisë J.P.Y,  por GJKKO e kishte shpallur. I pafajshëm ishte shpallur edhe Arben Dervishaj, i cili ka pasur rolin e mbikëqyrësit të punimeve të inceneratorit dhe Arjola Kodra, Administratore e Inceneratorit të Tiranës

Njoftimi i policisë:

“Sot më datën 04.07.2024, nga Interpol Rome është arrestuar Juri Ymeraj, i datelindjes 01.07.1989, shpallur në kërkim ndërkombetar nga Interpol Tirana. Shtetasi i mësipërm është shpallur në kërkim sepse Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin Nr.82, datë 11.11.2022, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale të:  "Pastrim të produkteve të veprës penale".

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?