Këngëtarja e njohur për publikun Çiljeta Xhilaga ka humbur personin e saj të shtrenjtë, babain e saj. Vetëm pak ditë më parë u mësua, se babi i këngëtares ishte i shtruar në spitalin infektiv ‘Shefqet Ndroqi’ pasi ishte infektuar me COVID-19.
Në media u raportua se babai i këngëtares ishte në gjendje të vështirë shëndetësore dhe ajo shihej çdo ditë në ambientet e spitalit edhe pse nuk është lejuar që të qëndrojë pranë të atit për shkak të rregullave.
Ditën e sotme Çiljeta ka vendosur edhe shiritin e zi në foton e saj të profilit në Instagram duke dhënë kështu lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të personit të shtrenjtë.
Lajmi kryesor:
Rekord infektimesh në vend, 942 raste të reja me COVID dhe 5 viktima! 5 mësues të prekur në Vlorë, mbyllen për 2 javë 5 klasa në një shkollë private
K.T./ReportTv.al
Ngushellime, behuni te forte!
Përgjigju