TIRANË- Një protestues i Sali Berishës është hequr si të ishte polic. Report Tv mëson se ka nisur hetimi ndaj 21-vjeçarit nga Durrësi me inicialet G. H., 21 vjeç.
Ai u pikas në protestë teksa qëndronte në afërsi të dy kullave, i veshur me uniformë policie me logo e stema të vjetra, e cila nuk përdoret aktualisht nga shërbimet e Policisë. Kjo ka bërë që policia ta ndalojë dhe të nisë hetimet ndaj tij, me akuzën për "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Falsifikimi i dokumenteve". Mbeten të paqarta motivet, pse ky protestues është hequr si polic në protestë.
Nga ana tjetër, janë vënë në hetim edhe 3 persona të tjerë të cilët hodhën shashka dhe tymuese përballë Kryeministrisë. Bëhet fjalë për G. A., 30 vjeç dhe E. Gj., 45 vjeç, të cilët u shoqëruan në Komisariat, por më pas u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive" dhe "Prishja e qetësisë publike".
Komente

kalbeni ne burg legenin
Përgjigju