Pamje nga materialet e sekuestruara

Ishte kthyer në makthin e banorëve në Kavajë, arrestohet hajduti 26 vjeçar

2 Tetor 2020, 16:22| Përditesimi: 2 Tetor 2020, 16:24

  • Share

KAVAJË-  Arrestohet një 26 vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje dhe vijonte të kryente të njëjtën veprimtari kriminale.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa nga sendet e vjedhura, si dhe janë zbardhur dhe dokumentuar 3 vjedhje të kryera nga 26 vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se në Golem, Kavajë,

Pasi ishte vjedhur me thyerje marketi në pronësi të 30 vjeçarit me iniciale K. Gj., bazuar në pamjet filmike, u bë e mundur kapja e autorit.

Si rezultat i ngritjes së pikës së kontrollit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. P., 26 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtuar në tri çanta që 26 vjeçari me iniciale F. P., mbante me vete, u gjetën disa pije alkoolike dhe artikuj të ndryshëm të vjedhur në market si dhe një sasi lekësh.

Ai u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku nga verifikimet ka rezultuar në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se 26 vjeçari është autor i tentativës për vjedhje në banesën e A. L. dhe autor i vjedhjes së sendeve personale të F. K., në zonën e Spilles.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve në të cilat mund të jetë i implikuar 26 vjeçari.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Vjedhja”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?