Ishte kthyer nga Italia, i riu thyen karantinën, shoqërohet dhe gjobitet me 7 mln lekë/ Pamjet në Emisionin 112

28 Mars 2020, 15:53| Përditesimi: 28 Mars 2020, 20:31

  • Share

TIRANË - Emisioni 112 transmeton në këtë episod pamjet ekskluzive të ndalimit të një të riu që pak ditë më parë ishte kthyer nga Italia. Ai kishte shkelur vendimin për të qëndruar në vetëkarantinë në banesën e tij edhe pse kishte më pak se 14 ditë që kishte ardhur nga shteti fqinj.

Gjatë orëve të ndalimit të lëvizjes në pasdite, djali kishte kaluar pranë pikës së kontrollit tek Pallati me Shigjeta dhe u kishte bërë karshillëk policëve ndërsa kishte ofenduar njërin prej tyre e më pas ishte larguar me vrap. Thirrja me radio për ndalimin e këtij personi ju dha patrullave të komisariatit nr 2, me të cilat ishim edhe ne të Emisionit 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri.
Patrullat e policisë dhe efektivë këmbësorë ndalojnë djalin në rreth 1 minutë, 200 metra nga pika e kontrollit. Në mungesë të një mjeti ID ai u shoqërua në komisariat ndërsa nga verifikimet e bëra aty rezultoi se ishte futur në Tiranë nga Italia pak ditë më parë, pra kishte thyer afatin kohor 14 ditor të vetëkarantinimit në banesë pas kthimit nga jashtë dhe u ndëshkua me masën e gjobës 700 mijë lekë të reja. 

Ndërsa qytetarët qëndrojnë në banesa për shkak të virusit COVID-19 efektivët e policisë janë në krye të detyrës. Një nga detyrat që policëve iu është shtuar së fundmi është evidentimi dhe gjobitja e qytetarëve që shkelin orarin e ndalimit të lëvizjes pa asnjë arsye. Për të parë momente të punës nga zbatimi i këtij vendimi jemi me efektivët e Komisariatit Nr.2. Rrugët e kryeqytetit janë bosh ndërsa nga efektivët u ndalua vetëm një qytetar që kishte dalë nga banesa pa asnjë arsye të rëndësishme dhe u gjobit me 10 mijë lekë të reja.

Në orët e mbrëmjes një informacion për një grup personash që po konsumojnë lëndë narkotike vë në lëvizje efektivët e policisë. Zona e raportuar ndodhet në Selitë ndërsa 3 patrulla policie zhvillojnë aksionin. Ju sjellim pamjet ekskluzive për këto ngjarje nga puna e policisë në Emisionin 112. 

Komento

Komente

  • orabell: 29/03/2020 08:57

    ktyne hajani

    Përgjigju
  • shkopi i gomes: 28/03/2020 17:18

    Pse nuk kane policet tane shkop gome mes pajisjeve te tjera personale?

    Përgjigju
    • Andon: 28/03/2020 23:24

      Si ka mundesi cdo lajme qe jepej me par pershkruhej autori iku ne drejtim te paditur , kurse keta per gjoba spo ju ikin dot hahah

    • Hihi: 28/03/2020 19:10

      O hihihi e kuptoj se ku do të dalësh me kete qe the.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?