Foto ilustruese

Kronikë

Ishte larguar nga banesa prej ditësh, gjendet i pajetë në breg të detit 62-vjeçari në Kavajë

8 Shkurt 2021, 15:06| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 17:29

  • Share

Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete në breg të detit, ditën e sotme në Spille të Kavajës.

62-vjeçari ishte larguar nga banesa më datë 5 shkurt, ndërkohë që sot është gjetur i vdekur.  62-vjeçari Ameli Softa,babai i dy fëmijëve jetonte prej 7-vitesh në lagjen periferike të Beratit "Uznovë",pasi ishte shpërngulur nga Dardha e Korçës.

Ai punonte si bari në shumë qytete të vendit dhe kontakti i fundit që ka pasur me familjen ka qenë në 2 shkurt,ku u kishte komunikuar se kishte gjetur punë në një zonë të Durrësit. Më pas ai nuk ka komunikuar më me asnjë nga familjarët e tij,të cilët e denoncuan të humbur në DPV Berat në 5 Shkurt.

Ameli Softa u gjet dje i vdekur në breg të detit në Kavajë,në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune dhe mendohet se ka rënë aksidentalisht në lumin Shkumbin dhe rrjedha e ka nxjerrë në breg të detit.

M.Q./I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?