SHKODËR - Një 80-vjeçare e cila ishte larguar nga shtëpia në Shkodër u gjet këtë të enjte e mbytur në bregun e liqenit.
Policia njofton se 80-vjeçarja e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor ishte larguar nga banesa e saj në fshatin Dobraç që prej datës 29 dhjetor.
“Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:50, në fshatin Dobraç, Shkodër, në breg të liqenit të Shkodrës është gjetur e mbytur shtetasja F. K., 80 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, Shkodër, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kjo shtetase ishte larguar nga banesa që më datë 29.12.2020” – njofton policia.
Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.